Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Si ishin fshehur 37 kilogramë heroinë në një depo në Ferizaj? – Zbulohen detajet nga aksioni

Si ishin fshehur 37 kilogramë heroinë në një depo në Ferizaj? – Zbulohen detajet nga aksioni

Rreth 37 kilogramë heroinë janë zbuluar në një depo në rajonin e Ferizajt, gjatë një aksioni të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës kundër një grupi të dyshuar kriminal ndërkombëtar.

Droga ishte fshehur në një qese dhe në disa paketime të tjera, brenda depos ku u zhvillua bastisja me urdhër të prokurorit të rastit, Atdhe Dema.

Sipas dyshimeve të hetuesve, heroina ishte transportuar nga Irani në Kosovë, e fshehur në mesin e një ngarkese me mallra komerciale, me qëllim që më pas të transportohej jashtë vendit.

Në kuadër të këtij aksioni janë bastisur gjithsej pesë lokacione dhe janë ndaluar pesë persona të dyshuar për 48 orë.