Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në 17-vjetorin e vdekjes.
Ai ka theksuar se përkushtimi politik i Rugovës ka lënë gjurmë në historinë e Kosovës.
“Në përvjetorin e vdekjes së ish presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë përkushtimin e tij politik që la gjurmë në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi. Vepra intelektuale, politike dhe institucionale e Dr. Ibrahim Rugovës, mbetet e vlerësuar, e çmuar dhe shtetësisë së Kosovës i shërben si dëshmi e një historie unike politike në Evropë dhe botë.”, ka shkruar Krasniqi në Fcaebook.
Ish-presidenti Ibahim Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006./TV Arbëria.