Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ballkani fiton Superkupën e Kosovës, e mposht Llapin

Ballkani fiton Superkupën e Kosovës, e mposht Llapin

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani e ka fituar sot Superkupën e Kosovës kundër Llapit, në ndeshjen që u zhvillua në Belek të Turqisë.

Në stadiumin “Titanic Delux” të Belekut, Ballkani e ka mposhtur fituesin e Kupës së Kosovës, Llapin me rezultat minimal 1:0, raporton TV Arbëria.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Lumbardh Dellova në minutën e 62′, ku u gjend më së miri para portës së Abdylit, pas një asistimit fantastik të Armend Thaçit.

Llapit iu vështirësuan punët në minutën e 28′ pas kartonit të dytë të verdhë të Bekim Maliqit, i cili më pas u përjashtua nga loja me të kuq.

Rezultati final i ndeshjes, 1;0 në favor të Ballkanit.

Kampioni i Kosovës arrin ta fitojë edhe Superkupën e Kosovës.