Policia e Kosovës, ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti derisa ishte nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar një tjetër.
Në raport bëhet e ditur se, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
‘’LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Riza Matoshi, Ferizaj 03.11.2026-05:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, thuhet nga Policia.