Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një muaj paraburgim shtetasit turk, dyshohet për dy vepra penale

Një muaj paraburgim shtetasit turk, dyshohet për dy vepra penale

Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi masën e paraburgimit një muaj të dyshuarit, I.A.

Ai ngarkohet për dy vepra penale: për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe për asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

Caktimi i kësaj mase është bërë pas mbajtjes së seancës dëgjimore, me ç’ rast gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rreziku real që nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të pengoj zhvillimin normal të procedurës penale, t’i shmanget ndjekjes penale duke u arratisur, pasi i njëjti është edhe shtetas i Turqisë.

Gjykata ka vlerësuar se nëse i pandehuri lihet në liri ekziston rreziku që i njëjti të përsërisë veprat e njëjta penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.