Superliga e Kosovës në basketboll i rikthehet sot aksionit me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 19 të këtij edicioni.
Parketit sot i rikthehet Sigal Prishtina, që e pret në shtëpi, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë KB Bashkimin, raporton TV Arbëria.
Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojnë edhe dy skuadrat e fundit të tabelës, KB Rahoveci dhe Ponte Prizreni.
Momentalisht, tabelën e kryeson kampioni, Ylli me 32 pikë, një më shumë se Sigal Prishtina në vendin e dytë dhe Peja në vendin e tretë.
Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Prizreni me 24 pikë dhe Rahoveci me 20 sosh.
17:00 Sigal Prishtina – Bashkimi
19:00 Rahoveci – Prizreni