Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bllokohet përkohësisht një rrugë në Fushë Kosovë, komuna del me njoftim

Bllokohet përkohësisht një rrugë në Fushë Kosovë, komuna del me njoftim

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se rruga “Hajrullah Zymi” do të jetë përkohësisht e bllokuar për shkak të punimeve për rregullimin e trotuareve dhe zgjerimin e rrugës ekzistuese.

Ndërkohë, dalja nga qendra do të vazhdojë të funksionojë normalisht.

“Në kuadër të projektit për rregullimin e trotuareve dhe zgjerimin e rrugës ekzistuese në rrugën “Hajrullah Zymi”, hyrja në këtë rrugë do të jetë përkohësisht e bllokuar. Ndërkohë, dalja nga qendra do të vazhdojë të funksionojë normalisht. Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të shfrytëzojnë hyrjet alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në njoftim.