Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arifaj kritikon veshjen e Fitore Pacollit: A do të vlejnë standardet institucionale njësoj për të gjithë?

Arifaj kritikon veshjen e Fitore Pacollit: A do të vlejnë standardet institucionale njësoj për të gjithë?

Kaltrina Arifaj ka kritikuar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, lidhur me veshjen e saj gjatë hyrjes në objektin e Komunës së Mitrovicës.

Arifaj, duke iu drejtuar kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, ka ngritur pyetjen nëse Pacollit do t’i lejohej hyrja në institucion me një veshje të tillë.

Ajo ka ironizuar me paraqitjen e deputetes, duke theksuar se destinacioni i saj ishte gjykata, ndërsa ka vënë në pikëpyetje zbatimin e njëjtë të standardeve dhe rregullave institucionale për të gjithë.

“ A do ta kishit lejuar Fitore Pacollin të hynte brenda institucionit të Komunës së Mitrovicës me këtë veshje? Destinacioni: Gjykata. Qysh bre, a je nisë prej clubi e s’ke pasë kohë me u ndërru apo çka? A vlejnë standardet dhe rregullat institucionale njësoj për të gjithë, apo këta veprojnë jashtë çdo norme?”, ka shkruar Arifaj.