Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Arsim > Hoxhaj: Kosovës i duhet një transformim rrënjësor në sektorin e arsimit

Hoxhaj: Kosovës i duhet një transformim rrënjësor në sektorin e arsimit

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, ka theksuar nevojën për një transformim rrënjësor të sistemit arsimor në Kosovë, pas tryezës së sotme për sfidat dhe prioritetet në arsimin parauniversitar.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se deputetë, profesorë universitarë, studiues dhe aktivistë të shoqërisë civile kërkuan konsensus nacional që të përkthehet në një Pakt Kombëtar për Arsimin, rishikimin e formulës së financimit dhe rritjen e buxhetit për arsim.

“Reforma nuk mjafton. Arsimit në Kosovë i duhet një transformim rrënjësor, duke nisur nga edukimi i hershëm dhe në çdo nivel të arsimit parauniversitar”, ka shkruar Hoxhaj.