Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Kërkohet paraburgim për drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, për kërcënim ndaj gruas

Kërkohet paraburgim për drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, për kërcënim ndaj gruas

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Sipas përgjigjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Berisha është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit kujdestar.

Ndërkohë, Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Prokuroria ka konfirmuar se prokurori i çështjes tashmë ka paraqitur kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.