Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë në Prizren

Gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur që është gjetur pa shenja jete një person në Prizren, i njëjti është shtetas i Shqipërisë.

Në raportin e Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Prizren / 01.11.2026 – 01:20. Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.”,thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë