Arsenali përfundoi me sukses dje transferimin e Leandro Trossard nga skuadra e Brightonit.
Trossard i bashkohet “Topçinjëve” për një shumë e cila në totale me bonuse prek shifrën e 34 milionë eurove, duke nënshkruar një kontratë katër vjeçare gjysmë.
Nëse arrin ta përmbushë kontratën me Arsenalin, Troosard në fund të saj do të ishte 32 vjeç. Ylli belg momentalisht është 28 vjeç, dhe si duket Mikel Arteta nuk e ka problem këtë gjë.
Trajneri i Arsenalit tha se skuadra mund ta absorbojë një futbollist të moshës së Trossard.
“Mosha e Leandro Trossard nuk është një problem, skuadra mund ta absorbojë një lojtarë 28 vjeçar. Me eksperiencën e duhur, me shkathtësinë e duhur, me kualitetin e duhur”, tha Arteta.
“Nuk është se ne duhej të transferonim 20, 21, 22 vjeçar për pesë vitet e ardhshme. Ky nuk është plani”, shtoi më tej trajneri i “Topçinjëve”. /TV Arbëria