Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hiqet konstruksioni pa leje në rrugën “Rexhep Luci”, Rama: Prishtina punon edhe të dielave

Hiqet konstruksioni pa leje në rrugën “Rexhep Luci”, Rama: Prishtina punon edhe të dielave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është larguar një konstruksion i vendosur pa leje në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet.

Përmes një postimi, Rama ka theksuar se Inspektorati i Kryeqytetit është në punë edhe gjatë ditëve të dielave.

Ai ka ironizuar me shprehjen e njohur “Le t’vijnë punëtorët të dillen se Inspekcioni është në pushim”, duke thënë se kjo nuk vlen në Prishtinë.

“Prishtina punon edhe t’dilleve”, ka shkruar Rama, duke njoftuar për largimin e konstruksionit pa leje./IndeksOnline/