Ndalimi i shamisë në shkolla ngjall polemika për të drejtat dhe rregullat

Bartja e shamisë, që ndryshe njihet edhe si hixhab,...

SPAK mbyll hetimet, Sali Berisha: Akt i paprecedentë, i bazuar në një piramidë falsifikimi

SPAK mbylli hetimet për dosjen Partizani, ndërsa sot avokatët...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Begaj në 103-vjetorin e Kongresit të Lushnjes: Të vëmë kombin para interesave personale

Extra AL PVC

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot vizitoi shtëpinë muze “Kongresi i Lushnjës” me rastin e 103 vjetorit të nisjes së punimeve të Kongresit të Lushnjes.

Me këtë rast, Begaj u shpreh se Kongresi i Lushnjes është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë dhe një nga momentet kyçe, ku është garantuar sovraniteti i Shqipërisë dhe riafirmuar Pavarësia e Shqipërisë.

Begaj: Kongresi i Lushnjes na frymëzon

“U garantua vetëqeverisja dhe mirëfunksionimi i shtetit shqiptar dhe po ashtu për herë të parë u aprovua Statuti i Lushnjës, i cili ishte dokumenti i parë, Kushtetuta e parë e miratuar nga delegatë mbarëkombëtarë. E shkuara duhet të kujtohet jo vetëm për të kujtuar figurat e rëndësishme, ngjarjet e rëndësishme, por edhe si moment reflektimi, për të nxjerrë mësime dhe frymëzuar. Në fakt, Kongresi i Lushnjes na frymëzon. Gjithë ata delegatë vunë interesat e përgjithshme mbi interesin personal, interesin e Shqipërisë, mbi interesin e tyre, mbi mendimet apo qëndrimet e tyre të ndryshme. Për sfidën e kohës ata vendosën që është e rëndësishme Shqipëria, përpara interesit të tyre. Mendoj që edhe sot është një thirrje shumë e madhe për të gjithë ne që për sfidat aktuale duhet të bëhemi të gjithë bashkë, për tu përballur, t’i përballuar ato me sukses dhe për të frymëzuar popullin shqiptar, siç frymëzoi Kongresi i Lushnjes.”, u shpreh Begaj.

Kongresi i Lushnjes i ka zhvilluar punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin është miratuar një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.

/TV Arbëria

Kongresi i Lushnjes, ngjarje e madhe historike

spot_img

Të fundit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për marrëveshjen bërthamore

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka thënë në Këshillin...

Papa Françesku i quan sulmet ajrore në Liban ‘të papranueshme’

Papa Françesku i quajti sulmet izraelite në Liban një...

Ndalimi i shamisë në shkolla ngjall polemika për të drejtat dhe rregullat

Bartja e shamisë, që ndryshe njihet edhe si hixhab,...

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për marrëveshjen bërthamore

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka thënë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (UNGA) se Irani është i gatshëm për t’i dhënë...

Papa Françesku i quan sulmet ajrore në Liban ‘të papranueshme’

Papa Françesku i quajti sulmet izraelite në Liban një “përshkallëzim të tmerrshëm” të konfliktit në Lindjen e Mesme të mërkurën në fund të audiencës...

Ndalimi i shamisë në shkolla ngjall polemika për të drejtat dhe rregullat

Bartja e shamisë, që ndryshe njihet edhe si hixhab, është bërë shkak që vajza me inicialet A.D. të mos ndjekë mësimet në vitin e...