SPAK mbyll hetimet, Sali Berisha: Akt i paprecedentë, i bazuar në një piramidë falsifikimi

SPAK mbylli hetimet për dosjen Partizani, ndërsa sot avokatët...

“Mos e dh* punën” II, Ambasadori Hovenier me mesazh eksplicit si Tracey Jacobson më 2014

Që nga çlirimi, arritja e pavarësisë dhe ndërtimit të...

Zhduket ekonomisti që kritikoi Xi Jinping

Një ekonomist i është bashkuar listës së anëtarëve të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kongresi i Lushnjes, ngjarje e madhe historike

Extra AL PVC

Kongresi i Lushnjës, një nga kuvendet kombëtare më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, hapi zyrtarisht punimet më 21 janar 1920, ndërsa punimet i zhvilloi nga data 28 deri më 31 janar 1920.

Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij.

Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar. Kongresi i Lushnjës mori vendime të rëndësishme politike.

Ai hodhi poshtë planet e Konferencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913.

Gjatë punimeve të tij, u miratua një akt kushtetues, në të cilin ripohohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar. Ai zgjodhi organet më të larta të shtetit shqiptar si Këshillin e Lartë të përbërë nga katër vetë, i cili do të kryente detyrën e kryetarit të shtetit deri sa të caktohej forma përfundimtare e regjimit.

U krijua Këshilli Kombëtar i përbërë nga 37 përfaqësues, i cili do të kryente funksionet e parlamentit shqiptar.

Kongresi i Lushnjës me shumicë votash rrëzoi Qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kombëtare të drejtuar nga Sulejman Delvina. /atsh

/TV Arbëria

 

spot_img

Të fundit

Edon Zhegrova në top dhjetëshen e lojtarëve më të vlerësuar në Evropë

Futbollisti Edon Zhegrova po shkëlqen javë pas jave dhe...

Irani: Vdekja e komandantëve të Hezbollah nuk do ta gjunjëzojë organizatën

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se...

SPAK mbyll hetimet, Sali Berisha: Akt i paprecedentë, i bazuar në një piramidë falsifikimi

SPAK mbylli hetimet për dosjen Partizani, ndërsa sot avokatët...

“Mos e dh* punën” II, Ambasadori Hovenier me mesazh eksplicit si Tracey Jacobson më 2014

Që nga çlirimi, arritja e pavarësisë dhe ndërtimit të...

Edon Zhegrova në top dhjetëshen e lojtarëve më të vlerësuar në Evropë

Futbollisti Edon Zhegrova po shkëlqen javë pas jave dhe rezultatet po shihen përmes vlerësimeve që po i merr. Kjo javë ka nisur në mënyrën më...

Irani: Vdekja e komandantëve të Hezbollah nuk do ta gjunjëzojë organizatën

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se vdekja e komandantëve të Hezbollahut në Liban në sulmet izraelite nuk do ta gjunjëzojë lëvizjen...

SPAK mbyll hetimet, Sali Berisha: Akt i paprecedentë, i bazuar në një piramidë falsifikimi

SPAK mbylli hetimet për dosjen Partizani, ndërsa sot avokatët e Sali Berishës dhe të pandehurve të tjerë u paraqitën për të firmosur dhe për...