Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Ky është 46-vjeçari nga Gjonaj i Hasit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri

Ky është 46-vjeçari nga Gjonaj i Hasit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri

Është identifikuar 46-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur në fshatin Domaj të Hasit, në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Albert Çoçajn nga Gjonaj i Hasit, informacion i publikuar në faqen “Hasi Heroik”, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra pasi mjeti sportiv,  me të cilin po udhëtonte, dyshohet se u përmbys në livadhet e fshatit Domaj.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës.