Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Disa qytetarë protestojnë te Qeveria, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: “Albin Out”

Disa qytetarë protestojnë te Qeveria, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: “Albin Out”

Disa qytetarë janë mbledhur te Qeveria për të protestuar kundër qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Protestuesit po shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me atë që e konsiderojnë keqqeverisje të Kurtit, ndërsa kundërshtojnë politikat dhe vendimet e Qeverisë së tij.

Organizatori Durim Aliu ka thënë më herëse pakënaqësia kryesore që e ka shtyrë të organizojë protestën lidhet me gjendjen ekonomike në vend, të cilën e ka cilësuar si arsye bazë të pakënaqësisë qytetare.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kërkojnë shkarkimin e ministrave, por dorëheqjen e Kurtit, duke pretenduar se ministrat e emëruar prej tij janë të njëjtë.

“Ju kisha bërë thirrje të gjithëve që të mos kërkojnë shkarkime të ministrave. Unë mendoj që cilindo që e emëron Kurti ministër, këta janë të njëjtë”, ka deklaruar Aliu.