Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Shpërthim eksplozivi në një dyqan lulesh në periferi të Tiranës, identifikohet autori

Shpërthim eksplozivi në një dyqan lulesh në periferi të Tiranës, identifikohet autori

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonën e Tufinës, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45, në tarracën e një dyqani lulesh në pronësi të një 65-vjeçari.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Policia bën me dije se nga veprimet hetimore është identifikuar autori i dyshuar, por identiteti i tij nuk bëhet publik për shkak të vijimit të hetimeve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes.

“Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Për shkak të vijimit të hetimeve, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të saj” – thotë policia. /Lapsi.al