Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rreth 60 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba për 24 orë

Rreth 60 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba për 24 orë

Në Kosovë janë regjistruar 59 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit, prej tyre 24 me të lënduar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, 35 aksidente të tjera kanë përfunduar me dëme materiale, ndërsa nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet, transmeton KosovaPress.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar 1,633 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Po ashtu, janë arrestuar 13 persona, ndërsa 9 janë dërguar në mbajtje.