Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Familja Zhitia njofton për homazhe në nderim të heroit Afrim Zhitia në vendlindjen e tij

Familja Zhitia njofton për homazhe në nderim të heroit Afrim Zhitia në vendlindjen e tij

Familja e heroit të kombit, Afrim Zhitia, ka njoftuar se më 2 nëntor, në orën 10:00, do të organizohen homazhe pranë obeliskut dhe shtatores së tij në fshatin Llugë të Podujevës.

Përmes një sqarimi publik, familja ka bërë të ditur se ky njoftim vjen pasi në ftesën e publikuar për përkujtimin e dëshmorëve nuk ishte përfshirë homazhi në vendlindjen e Afrim Zitisë.

Familja e ka cilësuar këtë si të papërshtatshme dhe të pakuptueshme, duke theksuar se prej vitesh, në përvjetorin e rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, homazhet mbahen edhe në Llugë, aty ku ndodhet obelisku dhe shtatorja e tij.

Në sqarim thuhet se ky aktivitet nuk synon të kundërshtojë apo pengojë ndonjë organizim tjetër përkujtimor, por të vazhdojë traditën e nderimit të heroit në vendlindjen e tij. Familja ka ftuar të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në homazhe.