Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > DIPLOMACI VV-JE – Vajza e axhës së Luan Dalipit emërohet diplomate në Berlin

DIPLOMACI VV-JE – Vajza e axhës së Luan Dalipit emërohet diplomate në Berlin

Pas mbesës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shërbimin diplomatik të Kosovës është sistemuar edhe një tjetër familjare e një figure të afërt me pushtetin.

Kësaj radhe bëhet fjalë për Kaltrina Dalipin, vajzën e axhës së Luan Dalipit, ish-shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, i cili aktualisht drejton Agjencinë për Investime dhe Eksport.

Gazeta Nacionale ka siguruar vendimin zyrtar të nënshkruar nga Glauk Konjufca, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes të cilit Kaltrina Dalipi është caktuar të shërbejë në Ambasadën e Kosovës në Berlin.

Sipas dokumentit, ajo do të mbajë gradën funksionale Sekretare e Dytë, me mandat katërvjeçar.