Basri Beka ka bërë thirrje për njohjen dhe ruajtjen e historisë kombëtare shqiptare, duke promovuar platformën levizjaperrikthim.org, e cila prezantohet si akademi dhe bibliotekë digjitale e historisë dhe kujtesës kombëtare shqiptare.
Përmes një postimi, Beka ka ftuar qytetarët që të vizitojnë këtë platformë, të eksplorojnë përmbajtjen e saj dhe ta shpërndajnë atë te miqtë, familjarët dhe brezat e rinj.
Ai ka theksuar rëndësinë e njohjes së figurave historike, ngjarjeve, dokumenteve dhe përpjekjeve që kanë formësuar rrugëtimin e kombit shqiptar, duke e përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Njiheni historinë – ruajeni kujtesën – përcilleni dijen!”