Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Vjedhje, kërcënime e dhunë në markete në Fushë-Kosovë, i dyshuari i publikon veprimet në TikTok

Vjedhje, kërcënime e dhunë në markete në Fushë-Kosovë, i dyshuari i publikon veprimet në TikTok

Një person dyshohet se po kryen vjedhje në disa dyqane në Fushë-Kosovë dhe po sulmon edhe punëtorët e tyre.

Këto vepra kriminale, Besnik Gjocaj po i dokumenton duke i publikuar në rrjetin social TikTok, shkruan IndeksOnline.

Incidenti më i fundit ndodhi në një market në qytetin e Fushë-Kosovës, ky Gjocaj hyri dhe mori një paketim me cigare.

Duke refuzuar të paguajë, ai e kërcënoi me dhunë njërin prej punëtorëve.

Këtë veprim, Gjocaj e dokumentoi deri në momentin e kanosjes.

Më pas, ai nisi dhunën ndaj punonjësit.

Në video të tjera të publikuara në TikTok, Gjocaj deklaroi se nuk e ka problem as policinë e as ata që kundërshtojnë veprimet e tij.

Bëhet e ditur se policia veçse është në dijeni mbi veprimet e të dyshuarit në fjalë.