Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Spiropali: S’do të heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 janarin

Spiropali: S’do të heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 janarin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, sot në 12 vjetorin e protestave të 21 janarit në Tiranë, tha se të gjithë e dinë se më 21 janar nuk ka pasur vdekje aksidentale, por siç u shpreh ajo, vrasje shtetërore.

Ajo theksoi se nuk do të heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 janarin, por shtoi se drejtësinë e kërkojnë nga drejtësia.

Spiropali: S’do të heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 janarin

“Publikimi dje i transkriptit të një audioje ku flitet për armë zjarri dhe gatishmëri për zjarr sapo protestuesit të kalojnë gardhin, ndërkohë që katër dëshmorët e asaj dite të zymtë u vranë shumë larg gardhit të Kryeministrisë, kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve të drejtësisë. Ky është një fakt i ri që bërtet shumë fort për drejtësi në emër të viktimave, jetimëve, familjarëve dhe vetë demokracisë së përgjakur në 21 janar. Nuk jam këtu për të bërë politikë sot, në ditën e homazheve që sot do të bëhen me një dritëz të re shprese se drejtësia e re do të hapë menjëherë hetimin e çështjes. Jam këtu për të thënë se ne nuk kemi hequr e nuk do të heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 janarin, por drejtësinë e kërkojmë nga drejtësia. Sot edhe më shumë sepse ato zëra nga shpella e vrasjeve të asaj dite tragjike, flasin vetë edhe më shumë se sa të gjitha fjalët tona.”, u shpreh ajo.

Ka nisur si marsh i qetë protestues, por ka përfunduar me katër viktima. 12 vjet më parë, Garda e Republikës së Shqipërisë është treguar e dhunshme ndaj protestuesve të Partisë Socialiste, me ç’rast, kanë vdekur katër persona. /TV Arbëria