Dani Alves është në mes të akuzave nga një 23-vjeçare e cila pretendon se lojtari e ka përdhunuar në një klub të Barcelonës më datë 31 dhjetor të vitit 2022.
Vajza gjithashtu pretendon se Alves e ka rrahur dhe fyer me mbrojtësin që është në telashe madhore.
Si rrjedhojë, 39-vjeçari është aktualisht në paraburgim dhe nuk ka të drejtën e lirimit me kusht teksa vetë Alves e ka mohuar një ngjarje të tillë.
“Më vjen keq, por unë as nuk e njoh vajzën në fjalë. Nuk kam cënuar kurrë hapësirën e dikujt tjetër, aq më pak të një femre. Kjo histori duhet të mbyllet sepse po lëndohen njerëzit e mi më të afërt, ata e dinë mirë kush jam unë në të vërtetë”, u shpreh Alves.Megjithatë nëse akuzat provohen, sipas El Pais, Alvers rrezikon nga 4 deri në 12 vite burg ndërsa nga ana tjetër, klubi i Pumas në Meksikë përfundoi në mënyrë të njëanshme kontratën e Alves.
“Me këtë vendim, klubi rikonfirmon angazhimin e tij për të mos toleruar asnjë veprim nga asnjë anëtar i institucionit tonë, cilido qoftë ai, për të cenuar frymën universitare dhe vlerat e tij. Pumas është një institucion që promovon respekt, sjellje të ndershme, dinjitoze dhe profesionale të lojtarëve të saj, brenda dhe jashtë fushës”, shkruhej në komunikatën e meksikanëve./ss/