Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > MERR ZEMËR Faton Peci ofendon rëndë LDK-në: Jeni grusht pulash të çakërdisura

MERR ZEMËR Faton Peci ofendon rëndë LDK-në: Jeni grusht pulash të çakërdisura

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar me një video-deklaratë pasi Prokuroria Speciale pushoi hetimet ndaj tij, pas shkarkimit të Blerim Isufajt.

Peci ka kritikuar ashpër Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke e akuzuar për shpifje dhe kallëzim të rremë penal përmes deputetit të kësaj partie, Paris Guri.

“Ju LDK-ja jeni në këtë derexhe si parti që funksioni si një grusht pulash të çakërdisura”, ka deklaruar Peci.

Ai ka kërkuar nga Guri që të dorëzojë mandatin e deputetit, duke pretenduar se ai e ka fituar përmes shpifjes dhe kallëzimit të rremë penal ndaj tij.

Peci ka përmendur edhe rastin e Rikallos, duke kritikuar, sipas tij, mungesën e reagimit të LDK-së për këtë çështje.