Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > 98 vjet më parë Shqipëria është shpallur Republikë

98 vjet më parë Shqipëria është shpallur Republikë

Shpallja Republikë e Shqipërisë, për herë të parë në histori ka ndodhur më 21 janar 1925, në 5-vjetorin e fillimit të Kongresit të Lushnjes.

Ahmet Zogu ka thirrur në Tiranë Asamblenë Kombëtare, mbi të cilën kontrolli i tij ishte thuajse i plotë, për të debatuar mbi miratimin e një kushtetute republikane.

62 nga 64 deputetë janë bindur për të votuar në favor të një sistemi të tillë qeverisës. Kështu, Republika shqiptare është shpallur me Zogun si President, duke zëvendësuar Regjencën 4-anëtarëshme, e dalë nga Kongresi i Lushnjes (1920), e cila është shfuqizuar.

Herën e dytë, Shqipëria është shpallur Republikë popullore më 11 janar 1946, për të kaluar në Republikë popullore socialiste në vitin 1976. Hera e tretë që Shqipëria është shpallur Republikë ishte më 29 prill 1991. /TV Arbëria

Powered by WordPress