Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > LUTJA FETARE DHE RESPEKTI NDAJ SIMBOLEVE TË SHTETIT LAIK

LUTJA FETARE DHE RESPEKTI NDAJ SIMBOLEVE TË SHTETIT LAIK

Shkruan: Hisen Berisha

Ateisti, Albin Kurti i paska shtrirë duart në lutje fetare për dikë apo diçka. Dhe mirë ka bërë e duhet vlerësuar në aspektin human e të besimit.

Por, keqardhja ime konsiston në atë se si nuk e kishte këtë ndjesi intelektuale, shtetërore, por edhe shpirtërore e humane, e të ngrihej në këmbë kur intonohej himni e nderohej flamuri shtetëror i Kosovës?!

Po e ngre çështjen në këtë kontekst, ngase, siç ka shpirt, humanitet e besim në shtrirjen e duarve në lutje për dikë a diçka fisnike, atëherë duhet treguar ndjesi, shpirt, humanitet e besim edhe ndaj himnit, flamurit e shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës, laik me Kushtetutë.

Gjithçka që kemi arritur sot është derivat i sakrificave të bëra për Zotin e atdheun, kombin, lirinë, pavarësinë e shtetin.

Janë rezultat i gjakut të derdhur e i jetëve njerëzore të të gjitha kategorive popullore, në përpjekjet shekullore për jetë me dinjitet në liri, deri në vitet e lavdisë kombëtare 1999 e 2008.

Atëherë, si duhet interpretuar sjellja hipokrite e këtij personi që sot është kryeministër i Kosovës?

Strukturë e qarqeve të disponuara armiqësisht ndaj Kosovës dhe aktit të pavarësisë, që ky e cilësoi akt tradhtie 17 Shkurtin 2008?!

Apo i infiltruar, që, përmes denigrimit të vlerave shtetërore, përfshirë edhe mosngritjen në këmbë për nderimin e simboleve shtetërore, himnit e flamurit, po tenton të politizoj besimin dhe të instalojë “Islamin politik” në institucione dhe dezorganizimin kushtetues të laicitetit të Kosovës si shtet e popull, në të cilin nuk jetojnë vetëm në tolerancë, por bashkëjetojnë e koekzistojnë në raporte familjare e vëllazërore të gjitha besimet?

A është fryma e një sjelljeje e të foluri të tillë me qëllim të rrënimit të bashkëjetesës fetare te shqiptarët, një vlerë simbolike dhe unike jona?

A është kjo sjellje selektive dhe ky fjalim i personit të alkoolizuar, që nuk ua respektoi të njëjtëve as ditët e agjërimit, duke konsumuar alkool hapur, një qëllim që të nxiten kushdo që të bëjnë fushatë kundër shtetit laik?

E laiciteti kushtetues ka për qëllim t’i mbrojë besimet fetare nga shteti e politikat, meqë mendohej se do të përballeshin me sindromën komuniste të mohimit të besimit dhe të Zotit. Kjo për arsye se jemi popull që kemi vuajtur në një regjim të tillë dehumanizues, që pretendonte “njeriun komunist” pa besim në Zot, pa vlera të familjes, pa pronë, ligj e shtet. Por laiciteti synon edhe mbrojtjen e shtetit nga religjioni, për të mos penguar demokracinë.

A është kjo inkurajim për të punësuarit e shumtë në administratën publike, ushtri, polici, gjykata, prokurori e AKI, që kanë shfaqur prirje për politizim të besimit brenda institucioneve përmes praktikimit ekspozues dhe agresiv, në ndeshje me fjalën e shenjtë, ku besimi është virtyt personal që duhet t’i dëshmohet vetëm Zotit?!

Kjo sjellje e kësaj kafshe politike do të jetë problem që kërkon qasje hetimore për synimet dhe prapavijën antishtetërore e antikombëtare.

Një ditë do të kuptohet, por druaj se do të jetë vonë, forma e ardhjes së tij në pushtet, mënyra e kësaj ardhjeje, motivet e kësaj ardhjeje dhe pasojat e kësaj politike, që sot vështirë identifikohen, vështirë lexohen e vështirë kuptohen.

Por ky do të jetë dëmi më i madh politik për Kosovën.

Prandaj, është koha t’i thuhet: Ndal!