Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > 12 vjet nga protestat e 21 janarit në Tiranë

12 vjet nga protestat e 21 janarit në Tiranë

Ka nisur si marsh i qetë protestues, por ka përfunduar me katër viktima. Dhjetë vjet më parë Garda e Republikës së Shqipërisë është treguar e dhunshme ndaj protestuesve të Partisë Socialiste, ku ka lënë të vdekur katër persona.

Gjithçka ka nisur rreth orës 14:00 , kur protestuesit kanë përshkuar rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para objektit të Kryeministrisë, pasi policia ka ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë autobus të vazhdonte më tej.

E gjitha ka nisur pas skandalit me videon Meta – Prifti, ku është folur për koncesion dhe kjo ka shtyrë që të organizohej një protestë kundër këtij korrupsioni, siç e ka quajtur atëherë Partia Socialiste.

Turma ka nisur me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, ka filluar hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit.

Situata është tensionuar pasi protestuesit kanë tentuar të hyjnë në oborrin e kryeministrisë, ndërsa policia ka mbrojtur ambientin e brendshëm.

Për një moment kanë nisur të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të Kryeministrisë dhe ato të shtëna kanë lënë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn.

Ky i fundit, pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak të Tiranës, është dërguar për kurim të mëtejshëm në Turqi, ku edhe ka vdekur pas disa ditësh.

Kryeministri Berisha ka dalur në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t’i bënin puç, ndërkohë që opozita është shprehur se shteti, nëpërmjet segmenteve të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë dhe ka mbytur në gjak një demonstrim paqësor, që është e drejtë kushtetuese e qytetarit.

Partia Socialiste e ka akuzuar si urdhërues të vrasjeve kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Por, Berisha nuk është ndalur vetëm me akuzat për PS-në, ai ka sulmuar ashpër Prokurorinë, SHISH-in dhe Presidentin e Republikës, të cilët, sipas tij, donin ta rrëzonin me dhunë.

Pas seancave maratonë, dy personave kryesore që kanë qëlluar Agim Llupon dhe Ndrea Prendin janë shpallur të pafajshëm. /TV Arbëria

Powered by WordPress