Tre persona të lënduar në aksidentin në rrugën Komoran-Drenas

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në rrugën Komoran-Drenas,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti kujton mësuesin patriot, Shaban Shala, tregon fjalët e tij të fundit

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar mësuesin e patriotin, Shaban Shala.

Kurti tha se Shala u vra më 20 janar 1963, si i burgosur politik, e viktimë e politikave diktatoriale dhe shoveniste të zbatuara nga UDB-ja dhe zyrtarët e Serbisë, që sipas tij, ushtronin dhunë mbi shqiptarët në Kosovë.

Kreu i qeverisë tha se Shala në popull do të njihej si “Shabani i flamurit, mësuesi i flijuar për gjuhën shqipe, simbolet kombëtare dhe për liri:.

“Në moshë fare të re, Shaban Shala iu bashkua Organizatës Revolucionare Nacional-Demokratike për Bashkimin e Trojeve Shqiptare. Pasi kishte kryer Shkollën Normale në Prishtinë, Shaban Shala punoi si mësues në fshatrat Lupç i Epërm, Popovë, Murgull, Pollatë, Dabishec dhe Tugjec”.

“I vetëdijshëm që për shkak të veprimtarisë së tij politike rrezikonte të arrestohej, më 1952, duke dashur të kalonte kufirin e Jugosllavisë për të dalur në Austri, Shaban Shala u arrestua në rrethin e Mariborit në Slloveni, bashkë me Shaban Zhijeqin, Ibrahim Demollin dhe Nuhi Gashin. Ai u dënua me një vit burgim në burgun e Prishtinës, në një proces gjyqësor bashkë me Xhafer Mehmetin, Fetah Batatinën, Nuhi Gashin, Jusuf Ismailin, Ibrahim Demollin, Sabit Kapitin, Shaban Zhijeqin dhe Hamit Zhitinë”, ka shkruar Kurti,.

Më tej, i pari i qeverisë ka treguar edhe rrëfimet e të burgosurve të tjerë, se si gardianët e torturonin Shaban Shalën, duke e mbyllur në sënduk e duke e mbajtur të lidhur 24 orë të shtrirë mbi një dërrasë me gozhda, duke i futur gjilpëra mes thonjve, duke i lëshuar hekur të skuqur në zjarr mbi shuplakë të dorës e duke i futur minj të mëdhenj në qeli.

“Pas lirimit nga burgu, për t’u kuruar nga pasojat e torturave në burg, Shaban Shalës iu desh të shtrihej në spitalin e Nishit dhe Beogradit”.

“Më 28 shkurt 1956, Shaban Shala u burgos për herë të dytë, tani në burgun e Gjilanit, pasi u arrestua bashkë me Ali Pecin nga Mitrovica dhe Emrush Lluçkun nga Përlepnica e Gjilanit. Pa ndonjë provë reale për akuzë, Shaban Shala u lirua nga gjykata e Gjilanit katër muaj më vonë, më 16 qershor 1956”.

“Më 28 nëntor 1960 dhe 1961, bashkë me shokët e organizatës dhe me gruan e tij Sadijen, Shabani qepi flamuj me shqiponjë dykrerëshe mbi beze të kuqe dhe i vendosi në publik, ndonëse atë kohë ishte i ndaluar përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar”, shkroi Kurti.

Kurti, tutje tha se më 27 shtator 1962, Shaban Shala u arrestua përsëri dhe u burgos në burgun e Prishtinës.

“Ai u dënua me 2 vite burgim, por gjatë katër muajve pasues, Shaban Shala u torturua jashtëzakonisht shumë, sa që më 20 janar 1963, duke mos pranuar të fliste përkundër mundimeve dhe maltretimeve, ai vdiq nga torturat. Natën e 20 janarit 1963, një e burgosur politike në një qeli tjetër të burgut të Prishtinës, Hyrije Hana nga Gjakova, kujton se si kur gardianët e morën dhunshëm Shaban Shalën duke e lidhur dhe zvarritur, ai thërriste me zë të lartë: ‘Rroftë Shqipëria, poshtë tradhtarët e kombit, poshtë klika e Titos’”, shkroi Kurti.

spot_img

Të fundit

Një vit nga sulmi në Banjskë, Ambasadori italian në Kosovë: Atentat i madh ndaj sigurisë së Kosovës!

Janë bërë një vit nga nga sulmi terrorist në...

Tre persona të lënduar në aksidentin në rrugën Komoran-Drenas

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në rrugën Komoran-Drenas,...

“S’është kino studio me ta vra policin, prralla, s’po flas me ty po me publikun, rri pra”/ Përplasja Tasholli – Kryeziu

  Një përplasje ka ndodhur në emisionin ‘Pressing’ në T7...

Lajçak zhvillon “diskutim strategjik” me diplomatët O’Brien dhe Kasanof për dialogun:Vazhdojmë në Bruksel javën tjetër

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,...

Një vit nga sulmi në Banjskë, Ambasadori italian në Kosovë: Atentat i madh ndaj sigurisë së Kosovës!

Janë bërë një vit nga nga sulmi terrorist në Banjskë i udhëhequr nga kryekrimineli Milan Radojçiq. Gjatë këtij sulmi u vra polici i Kosovës, Afrim...

Tre persona të lënduar në aksidentin në rrugën Komoran-Drenas

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në rrugën Komoran-Drenas, tre persona kanë marrë lëndime trupore. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Zëdhënësja e...

“S’është kino studio me ta vra policin, prralla, s’po flas me ty po me publikun, rri pra”/ Përplasja Tasholli – Kryeziu

  Një përplasje ka ndodhur në emisionin ‘Pressing’ në T7 mes analistave Ismail Tasholli dhe Taulant Kryeziu, derisa ishin duke diskutuar për zhvillimet në veri. Madje...