Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Reagime në Facebook, pasi “The Independent” ilustroi lajmin për zgjedhjet në Serbi me një fotografi nga Prishtina

Reagime në Facebook, pasi “The Independent” ilustroi lajmin për zgjedhjet në Serbi me një fotografi nga Prishtina

Mediumi “The Independent” ka shkruar për zgjedhjet në Serbi, duke raportuar për fitoren e “Listës së Studentëve”.

Megjithatë, ky medium e ka ilustruar lajmin me një fotografi nga qendra e Prishtinës, ndonëse shkrimi trajtonte çështjet zgjedhore në Serbi.Kjo ka nxitur reagime, sidomos nga komentuesit shqiptarë.

“Ky është kryeqyteti i Republikës së Kosovës”, shkroi një komentues.

“Kur raportoni për Francën, ilustrojeni me një fotografi të Brukselit”, ironizoi një tjetër. /Gazeta Express