Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Arblind Pireva deklarohet i pafajshëm për vrasjen në Prishtinë, pretendon vetëmbrojtje

Arblind Pireva deklarohet i pafajshëm për vrasjen në Prishtinë, pretendon vetëmbrojtje

Në seancën fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Arblind Pireva u deklarua i pafajshëm për vrasjen e A.H., në maj të vitit 2026 në Prishtinë. Ai kundërshtoi cilësimin e veprës penale, duke thënë se ishte vrasje në vetëmbrojtje.

“Aktakuzën në cilësinë juridik e kundërshtoj, për këtë akuzë që u lexua deklarohem i pafajshëm se nuk qëndron ky cilësim juridik. Qëndron vrasje në vetëmbrojtje”, deklaroi i akuzuari Pireva, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Fitore Sadikaj.