Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Lushtaku: Asnjëherë nuk e mbaj mend Skenderajn të zhytur në ujë

Lushtaku: Asnjëherë nuk e mbaj mend Skenderajn të zhytur në ujë

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas vërshimeve që ka përjetuar kjo komunë.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk e mban mend Skenderajn të zhytur në ujë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është ndër situatat më vështira që kanë përjetuar qytetarët e kësaj komunë.

Sipas tij, demet janë jashtëzakonisht të mëdha në pronat publike dhe ato private.

“Asnjëherë nuk e mbaj mend Skenderajn të zhytur në ujë e të vërshuar kështu. Përjashto luftën, kjo është situata ndër më të vështirat për ne dhe qytetarët tanë. Gjendje e rëndë paraqitet në gjithë rrjedhën e lumit Klina, duke filluar nga Kuqica, Klina e Epërme, Klina e Mesme, Klina e Poshtme, pjesa e qytetit në lagjen Murtezaj, në zonën pranë rrugës “Ilaz Kodra”, në lagjen 4, në Llaushë, Tushilë, Kopiliq, Kllodernicë, Turiqefc, Aqarevë e disa zona të tjera të prekura”, ka shkruar Lushatku.

Powered by WordPress