Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Protestat hyjnë në ditën e 14-të, Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

Protestat hyjnë në ditën e 14-të, Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të martë thirrjet për dialog me studentët, ndërsa protestat kundër qeverisë hyjnë në ditën e 14-të.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka shpërndarë pamje të ulëseve të vendosura përpara Kryeministrisë, duke përsëritur mesazhin e tij për uljen në tryezën e dialogut.

Ftesa e Ramës vjen në një kohë kur protesta ka kaluar përtej kërkesave të lidhura me arsimin dhe është shoqëruar me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Studentët dhe të rinjtë që janë bashkuar në tubime e konsiderojnë largimin e tij si zgjidhjen e vetme, duke refuzuar deri më tani ofertën për dialog në formatin e propozuar nga qeveria.