Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu: Mos u kapni pas fotografive për ta zhvendosur përgjegjësinë, institucionet të japin llogari për rastin e Arlindës

Kryeziu: Mos u kapni pas fotografive për ta zhvendosur përgjegjësinë, institucionet të japin llogari për rastin e Arlindës

Qëndrim Kryeziu, ka kritikuar përpjekjet për ta lidhur rastin e Arlindës me fotografitë e bashkëshortit të saj me persona nga partitë opozitare.

Kryeziu ka krahasuar këtë arsyetim me fotografinë e Naim Murselit me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se fotografitë nuk dëshmojnë përfshirje në një krim.

“Mos u kapni pas fotografive për ta zhvendosur vëmendjen dhe përgjegjësinë”, ka shkruar Kryeziu.

Ai ka theksuar se Arlinda kishte kërkuar mbrojtje dhe se institucionet duhet të japin llogari për veprimet dhe mosveprimet e tyre.

Kryeziu i është drejtuar edhe kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar shkarkimin e Xhelalit dhe Donikës, si dhe përgjegjësi penale për të gjithë ata për të cilët hetimet konstatojnë dështime.