Natyra Kuçi, shoqja e Arlinda Zekajt, ka bërë të ditur në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini se viktima i kishte shkruar Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashit, tri ditë para se të vritej.
Sipas Kuçit, letra prej tri faqesh e gjysmë përmbante kronologjinë e ngjarjeve dhe kërkesën e Arlindës për ndihmë.
“Linda, rreth tri ditë më parë, i ka shkruar një letër prej tri faqesh e gjysmë Kryeprokurorit të Shtetit, ku ka përshkruar të gjithë kronologjinë e ngjarjes dhe i ka kërkuar ndihmë”, ka deklaruar Kuçi.
Ajo ka thënë se letra nuk është bërë publike dhe se beson që atë e ka avokatja e viktimës.
Kuçi ka treguar gjithashtu se Arlinda kishte kërkuar dhjetëra herë ndihmë në polici, por, paralajmërimet e saj nuk ishin marrë seriozisht.