Më 13 mars të vitit të vitit 2026, në një takim në zyren e tij, Kryeministri Albin Kurti, emëroi Donika Gërvallen si Koordinatore Kombëtare për Mbrojtje Dhuna në Familje.
Përveç Ministre e Drejtësisë – ishte veshure dhe me përgjegjësi tjera për parandalimin e dhunës që po çonte drejt vrasjeve në familje.
Por, nga ai moment, situata veç u përkeqësua.
Më 23 mars, në Majac të Podujevës pas një konflikti famiuljar u plagosën Ardita e Miradije Gashi.
Pas pak kohësh, ato ndërruan jetë.
Më 24 gusht në Malishevë, Jetlira Foniqi Bytyqi, e cila ishte edhe shtatzënë u vra.
I dyshuar ishte bashkëshorti i saj.
Veç dy ditë më vonë, në Prizren një 80-vjeçare me inicialet L.D u gjet e vdekur në shtëpinë e saj.
Burri i së njëjtës u arrestua nën dyshimin për vrasje të rëndë.
Në shtator, në Klinë, Zojë Zeneli mori plagë të rënda nga një konflikt tjetër familjar. Në tetor ajo ndërroi jetë. I dyshuar për rastin ishte djali i saj.
Më 9 tetor, Nafije Bogujevci u vra nga bashkëshorti i saj në Livoç të Gjilanit.
Viktimë aty përfundoi edhe vëllau i saj, Egzoni.
Dhe përfundimisht, më 25 tetor, Arlinda Zekaj u vra mizorisht nga vëllau i burrit të saj në Vitomiricë të Pejës.
Veç pak ditë pasi kishte kërkuar mbrojtje nga shteti, të cilin e kishte paralajmëruar se çka mund të ndodhë.
Gjatë gjithë kësaj kohe, Donika Gërvalla, e mveshur me përgjegjësi të dyfishtë, qëndroi, shikoi e u mor me politikë.
Individja që gjatë gjithë karrierës së saj politike drejtoi gishtin tek të tjerët, sot, kur rrethana kërkon përgjegjësinuk e ka as pasqyrën përballë për veten e saj.