Gjilan, fillon ndërtimi i rrugës Dobërqan-Pogragjë

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se kanë nisur punimet...

Shtyhet seanca fillestare për rastin e sulmit në Banjskë

Për shkak se mbrojtja e të akuzuarve Blagoje Spasojeviq,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Vuçiq do të nis diskutim të brendshëm për planin evropian

Extra AL PVC

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar në ditë dhe javët në vijim do t’i bëjë konsultimet me anëtarët e qeverisë, anëtarët e parlamentit dhe të gjitha grupet e rëndësishme të shoqërisë, se jemi të gatshëm ta pranojmë konceptin dhe të punojnë në implementimin e marrëveshjes së rekomanduar.

Vuçiq këto komente i bëri pas takimit me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne dhe këshilltarin diplomatik të kryeministres së Italisë, Francesco Maria Talo.

Vuçiq: Serbia do të ketë vështirësi nëse nuk pranon planin e rekomanduar

“Kishim një bisedë tejet të vështirë, mund të them se ishte biseda më e vështirë që kemi pasur ndonjëherë. Një diskutim i hapur dhe serioz. Për një gjë për të cilën jemi dakord është se konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje dhe kur keni konflikt të ngrirë, atëherë vetëm është pikëpyetje momenti kur dikush vjen dhe e zgjedh (e shkrinë) atë konflikt dhe kur individët të papërgjegjshëm do ta rrezikojnë paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, dëshiroj t’iu them se, si president i rep. Serbisë, sot padyshim jam ballafaquar me probleme dhe sfida, të cilat do t’iu vendoseshin si barë para shtetit tonë, po nëse nuk do të kishim ra dakord me planin e rekomanduar”, tha ai.

Ai shtoi se vazhdimi i bisedimeve dhe kthimi i serbëve në institucione të Kosovës, do të ndodh vetëm pas themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vuçiq: Bisedime dhe kthimi në institucione pas themelimit të Asociacionit

“Në këto kushte, kemi kërkuar nga katërshja dhe Mirosllav Lajçaku. Pra, nga përfaqësuesit e SHBA ve, Gjermania, Franca dhe Italia, për të na ndihmuar të gjithë neve në tejkalimin e turbulencave me të cilat ballafaqohemi në Kosovë dhe mendojmë se është momenti i fundit që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, e cila jo vetëm që është premtuar por edhe nënshkruar para 10 vitesh. Kjo është çështje e emergjencës dhe tek pas kësaj do të jenë të mundura bisedimet dhe kthimi në institucione, si dhe sado kudo një normalizim i situatës. Po ashtu, në përputhje me të gjitha ato se çfarë janë thënë, ju kam premtuar se në ditë dhe javët në vijim do t’i bëjë konsultimet si me anëtarët e qeverisë, ashtu edhe me anëtarët e parlamentit, të gjitha grupeve të rëndësishme të shoqërisë, se jemi të gatshëm ta pranojmë konceptin dhe të punojmë në implementimin e marrëveshjes së rekomanduar. Me këtë iu kam bërë të qartë një gjë, si dhe iu kam treguar gjithë shqetësimin dhe rezervimin që kam ndaj një çështjeje të rëndësishme, ndaj një gjëje të rëndësishme. Normalisht, që nuk mundem të flas për këtë gjë pasi që propozimi nuk është i publikuar”, tha ai, duke shtuar se para tyre nuk janë ditët e lehta dhe se do të marrin vendime të vështira.​

spot_img

Të fundit

Gjilan, fillon ndërtimi i rrugës Dobërqan-Pogragjë

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se kanë nisur punimet...

Vazhdon ardhja e ushtarëve nga Mbretëria e Bashkuar, KFOR: Po testohet dislokimi i shpejtë i trupave shtesë

KFOR-i ka njoftuar se Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i...

Shtyhet seanca fillestare për rastin e sulmit në Banjskë

Për shkak se mbrojtja e të akuzuarve Blagoje Spasojeviq,...

“Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij” – çfarë deshi të thotë Hovenier me këtë shprehje?

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka mbajtur sot një fjalim...

Gjilan, fillon ndërtimi i rrugës Dobërqan-Pogragjë

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Dobërqan-Pogragjë, ku lidhen dhe zhvillohen disa fshatra të kësaj ane.  Kryetari i...

Vazhdon ardhja e ushtarëve nga Mbretëria e Bashkuar, KFOR: Po testohet dislokimi i shpejtë i trupave shtesë

KFOR-i ka njoftuar se Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i Mbretësirë së Bashkuar po vazhdon vendosjen e përkohshme në Kosovë si “një forcë rezervë e...

Shtyhet seanca fillestare për rastin e sulmit në Banjskë

Për shkak se mbrojtja e të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq kërkoi të ndërprehet seanca fillestare në rastin “Banjska” me arsyetimin...