Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy

Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy

Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas projeksionit të shpërndarjes së ulëseve të publikuar nga IPSOS dhe Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), bazuar në 96 për qind të mostrës së përpunuar.

Sipas këtyre të dhënave, lista studentore “Studentët fitojnë” pritet të ketë 140 deputetë në Kuvendin e Serbisë, duke dalë e para në zgjedhje.

Ndërkaq, lista e Aleksandar Vuçiqit, “Serbia e Bashkuar”, ka siguruar 103 mandate.

Sipas projeksionit të publikuar në llogarinë zyrtare të CeSID-it, Koalicioni Shqiptar do të përfaqësohet me dy deputetë në Kuvendin e Serbisë.