Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pacolli njofton se janë liruar në natyrë zogjtë e kapur me rrjeta në Lipjan

Pacolli njofton se janë liruar në natyrë zogjtë e kapur me rrjeta në Lipjan

Ministrja Fitore Pacolli ka njoftuar se zogjtë e njohur si “Gardelinat dhe Trishtili i madh“, të kapur me rrjeta në Lipjan, janë liruar në natyrë pas ndërhyrjes së Inspektoratit të MMPH-së.

Pas njoftimit nga Policia e Kosovës në Magure, inspektorët kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes, ku zogjtë ishin kapur në mënyrë të kundërligjshme. Gjatë aksionit, zogjtë janë liruar, ndërsa rrjetat e përdorura për kapjen e tyre janë sekuestruar.

Sipas Pacollit, “kapja e kundërligjshme e zogjve të egër nuk do të lejohet”.