Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vdes në mjekimin intensiv personi i aksidentuar më 4 tetor në Fushë Kosovë

Vdes në mjekimin intensiv personi i aksidentuar më 4 tetor në Fushë Kosovë

Një person është ndarë nga jeta më 24 tetor, në mjekimin intensiv, si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 4 tetor, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të Policisë, viktima ishte duke u trajtuar për plagët e pësuara nga aksidenti, por nuk ka arritur t’u mbijetojë atyre.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë / 04.10.2026 – 10:20. Më 24.10.2026 në mjekimin intensiv ka ndërruar jetë një m/k i cili kishte qenë duke i trajtuar si pasojë e plagëve të pësuara në aksident trafiku që kishte ndodhur më 04.10.2026. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.