Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kolona të gjata edhe në Merdare, serbët nga Kosova i drejtohen Serbisë për të votuar

Kolona të gjata edhe në Merdare, serbët nga Kosova i drejtohen Serbisë për të votuar

Kolona të gjata janë raportuar në pikën kufitare në Merdare, ku shumë qytetarë serbë po udhëtojnë drejt Serbisë për të marrë pjesë në zgjedhjet që mbahen sot.

Gazeta Express raportoi se kolonë e gjatë automjetesh është  krijuar në pikën kufitare të Bërnjakut.

Votimi për zgjedhjet parlamentare në Serbi është planifikuar të zhvilohet nga ora 07:00 deri në orën 20:00.

Për qytetarë serbë nga komunat e Kosovës janë caktuar vendvotime në disa qytete të Serbisë, përfshirë Rashkën, Vranjën, Kurshumlinë dhe Tutinin.

Kosova nuk e lejon organizimin e zgjedhjeve të Serbisë që nga viti 2023. Fillimisht, një vit më herët më 2022, ishte ndaluar mbajtja e një referendumi të Serbisë në Kosovë.