Shkolla e Futbollit “2 Korriku” ka njoftuar se ndeshja e ekipit U11 kundër Red Star, e paraparë të zhvillohej në kuadër të turneut “Junior World Cup Antalya”, nuk u zhvillua për shkak të mosparaqitjes së ekipit kundërshtar.
Sipas komunikatës së klubit, SHF 2 Korriku ishte paraqitur në fushë dhe kishte kryer të gjitha përgatitjet për ndeshjen.
Klubi ka bërë të ditur se, gjatë turneut, ka paraqitur simbolet shtetërore të Kosovës krahas flamurit kombëtar, duke theksuar se respektimi i simboleve shtetërore mbetet parësor.
SHF 2 Korriku, tashmë gjysmëfinaliste e turneut në Antalya, ka falënderuar organizatorët për respektimin e simboleve shtetërore të Kosovës.