Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Të bashkuar në listë e në vendvotime”, Haradinaj u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë masivisht

“Të bashkuar në listë e në vendvotime”, Haradinaj u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë masivisht

Daut Haradinaj nga Aleanca, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të Serbisë këtë të diel dhe të votojnë Koalicionin Shqiptar.

Përmes një video-mesazhi, Haradinaj u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të siguruar përfaqësim sa më të madh në Parlamentin e Serbisë.

“Të dashur vëllezër e motra shqiptarë në Luginën e Preshevës, ju ftoj që këtë të diel ta shfrytëzoni shansin historik për përfaqësim sa më të madh në Parlamentin e Serbisë, për të ngritur zërin në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve”, ka thënë Haradinaj.