Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Qytetari në Istog gjen kuletën me para dhe dokumente, e dorëzon në polici

Qytetari në Istog gjen kuletën me para dhe dokumente, e dorëzon në polici

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një qytetar ka dorëzuar në polici një kuletë të gjetur me para dhe dokumente personale.

Policia shton se, gjatë verifikimit, në kuletë janë gjetur dokumente personale dhe shuma e parave në tri valuta: 205 euro, 20 franga zvicerane dhe 400 dollarë amerikanë.

Njoftimi i plotë:

Qytetari dorëzon në polici një kuletë të gjetur me para dhe dokumente personale

Më 20 tetor 2026, rreth orës 21:00, në Stacionin Policor në Istog është paraqitur qytetari A. Puka nga fshati Drejë, i cili kishte gjetur një kuletë në rrugën “Ibrahim Rugova” në qytetin e Istogut, në afërsi të një bankomati. Qytetari, pa e kontrolluar përmbajtjen e kuletës, e ka dorëzuar menjëherë në polici.

Gjatë verifikimit, në kuletë janë gjetur dokumente personale dhe shuma e parave në tri valuta: 205 euro, 20 franga zvicerane dhe 400 dollarë amerikanë.

Përmes dokumenteve personale është identifikuar pronari i kuletës, i cili është kontaktuar dhe ftuar në stacion. Pas verifikimit të plotë është konfirmuar se përmbajtja e kuletës përputhej me deklarimin e pronarit. Kuleta, së bashku me të gjitha paratë dhe dokumentet personale, i është kthyer pronarit.

Policia e Kosovës vlerëson lart këtë veprim të qytetarit, i cili tregon ndershmëri, përgjegjësi qytetare dhe respekt për pronën e të tjerëve. Veprime të tilla kontribuojnë në ndërtimin e besimit reciprok ndërmjet qytetarëve dhe policisë.