Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Protestuesit vendosen para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, policia bën kordon para godinës

Protestuesit vendosen para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, policia bën kordon para godinës

Protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë janë zhvendosur tashmë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Përpara Ministrisë së Arsimit është vënë re një prani e shtuar e forcave të policisë të pajisur me skafandra, si edhe një autobot me ujë.

Me një banderolë “Stop dhunës ndaj studentëve” dhe thirrje në kor “S’keni pranga për të gjithë” , pedagogë, studentë dhe qytetarë po vijojnë revoltën kundër qeverisë.

Ndërkohë, studentët kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij si kusht të panegociueshëm.