Ndërron jetë personi që u qëllua me armë zjarri në Mitrovicë

Para pak çastesh ka ndërruar jetë në Qendren Klinike...

Avokati Smakiqi: Mihali të intervistohet si e dyshuar, jo si dëshmitare

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Raportohet se shefi i CIA-s ka zhvilluar bisedime sekrete me Zelenskyn në Kiev

Extra AL PVC

Mediat amerikane janë duke raportuar se drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) William Burns, ka udhëtuar javën e kaluar në Ukrainë për të zhvilluar bisedime sekrete me presidentin e shtetit, Volodymyr Zelensky.

As zyra e Zelenskyt, dhe as zyrtarë të Qeverisë ukrainase, nuk i kanë komentuar publikisht raportimet për udhëtimin e Burns-it.

Të përditshmet amerikane, The Washington Post dhe New York Times, kanë thënë më 19 janar se udhëtimi është bërë në mënyrë që Burns të informojë zyrtarët ukrainas për synimet e ushtrisë ruse në muajt e ardhshëm.

Komandantët ushtarakë ukrainas kanë paralajmëruar publikisht se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për një ofensivë të re. Vetë Ukraina besohet se është duke krijuar terren për kundërofensivën e saj.

Të dyja palët janë aktualisht të përfshira në luftime të ashpra për të fituar kontrollin e qytezave ukrainase në lindje, përfshirë Bahmutin dhe Soledarin. “Drejtori Burns ka udhëtuar në Kiev, ku është takuar me homologë ukrainas të inteligjencës, si dhe me presidentin Zelensky për të rikonfirmuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën në mbrojtje, kundër agresionit rus”, ka raportuar Post, duke u bazuar në një zyrtar amerikan të paidentifikuar.

Burnsit i janë dhënë merita të veçanta për ofrimin e informacioneve shumë të rëndësishme prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Shefi i CIA-s, është ndër zyrtarët e shumtë amerikanë që kanë udhëtuar në Kiev.

Më herët gjatë kësaj jave, në kryeqytetin ukrainas kanë qenë: Wendy Sherman, zëvendëssekretare amerikane e Shtetit, Colin Kahl nënsekretari amerikan i Mbrojtjes dhe Jon Finer, zyrtar i lartë për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Po këtë javë, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Valery Zaluzhny është takuar me homologun e tij amerikan, gjeneralin Mark Miller në Poloni, për të diskutuar më shumë hollësi rreth luftës.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

spot_img

Të fundit

Ndërron jetë personi që u qëllua me armë zjarri në Mitrovicë

Para pak çastesh ka ndërruar jetë në Qendren Klinike...

Avokati Smakiqi: Mihali të intervistohet si e dyshuar, jo si dëshmitare

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që...

Punime të domosdoshme në Ujman, KOSTT-i njofton për ndërprerje të rrymës

Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT-i, ka njoftuar...

Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e Dejona Mihalit: U intervistua në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se sot gjatë ditës ka intervistuar zyrtaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali. Prokuroria njofton se Mihali është intervistuar në cilësinë e...

Ndërron jetë personi që u qëllua me armë zjarri në Mitrovicë

Para pak çastesh ka ndërruar jetë në Qendren Klinike Universitare personi i cili gjatë paraditës së sotme është plagosur me armë zjarrë në Mitrovicë.Lajmin...

Avokati Smakiqi: Mihali të intervistohet si e dyshuar, jo si dëshmitare

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që Dejona Mihali të intervistohet si e dyshuar e jo vetëm si dëshmitare për shumë vepra...