Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hapet sezoni i gjuetisë në 19 komuna të Kosovë, këto janë vendet ku do të lejohet

Hapet sezoni i gjuetisë në 19 komuna të Kosovë, këto janë vendet ku do të lejohet

Sezoni i gjuetisë për vitin 2026–2027 do të hapet më 25 tetor në Kosovë. Kjo është bërë e ditur përmes një vendimi të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i nënshkruar nga ministri Armend Muja.

Sipas vendimit, sezoni i gjuetisë do të jetë i hapur për llojet e caktuara të kafshëve të egra, ndërsa aktivitetet do të zhvillohen në vendgjuetitë që i kanë të miratuara planet vjetore të menaxhimit për sezonin 2026–2027.

Në listën e publikuar janë përfshirë 26 vendgjueti në 19 komuna të Kosovës, raporton Telegrafi.