Aleksandër Ndoja ka reaguar lidhur me vandalizimin e veprës “Lahuta e Malcis”, duke e krahasuar këtë veprim me ndalimin e veprës së Gjergj Fishtës gjatë komunizmit.
Ndoja ka thënë se, derisa dikur Fishta u ndalua për arsye ideologjike, sot ekziston rreziku që simboli i veprës së tij të goditet në emër të asaj që ai e cilëson si revansh ideologjik.
Ai ka ngritur gjithashtu shqetësimin se memoriali i Gjergj Kastriotit, që ndodhet rreth 100–200 metra larg, mund të bëhet cak i veprimeve të ngjashme.
Ndoja ka kritikuar edhe disa persona që, sipas tij, kanë kontribuar në nxitjen e situatës, duke i ftuar të reflektojnë për përgjegjësinë e tyre.
Në fund, ai ka theksuar se mbështet protestën qytetare, por kundërshton revanshin ideologjik, duke nënvizuar se “Lahuta e Malcis” dhe Gjergj Fishta i përkasin kombit dhe jo një partie politike.