Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haxhiu për Shqipërinë: Të dëgjohen studentët dhe të ndalet dhuna

Haxhiu për Shqipërinë: Të dëgjohen studentët dhe të ndalet dhuna

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që të dëgjohen kërkesat e protestuesve në Shqipëri.

Albulena Haxhiu tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se “secili në Kosovë i ka përcjellë zhvillimet në Shqipëri”.

“Ajo çfarë po ndodh atje sigurisht që na shqetëson të gjithëve sepse Shqipëria për ne është shtëpi”.

Haxhiu tha se “është shumë e rëndësishme që kërkesat e protestuesve duhet të dëgjohen nga institucionet”.

“Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca e kanë për obligim që t’i trajtojnë kërkesat e studentëve. Natyrisht që ne nuk e mbështesim dhunën, ajo duhet të ndalohet nga të dyja palë”, tha ajo.

Haxhiu tha se “është e rëndësishme qasja serioze në raport me këto protesta – jo arroganca”.

“Mendoj që arroganca vetëm i nxitë protestat”, tha ajo.

Kryeparlamentarja tha se “asnjëherë nuk ka pasur thirrje nga Vetëvendosja që të mbështeten protestat”. Shtoi se “nuk i takon Vetëvendosjes kjo” dhe se “nuk mund të mbahet përgjegjëse nëse mbështetësit tanë shkojnë dhe protestojnë atje”.